kuvendi maqedonsKuvendi i Maqedonisë eshte shpërndare sot, duke i hapur kështu rrugën zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

117 deputetë votuan pro dhe asnje nuk ishte kunder nismës së Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Shpërbërja e Kuvendit  u iniciua nga partia shqiptare në pushtet BDI, pas mospranimit  nga partneri maqedonas i koalicionit qeverisës të idesë për propozimin e një kandidati konsensual presidencial për zgjedhjet e 13 prillit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, pra më 27 prill.