Kreu i opozitës Lulzim Basha ka përshëndetur votimin e parlamentit maqedonas që i hapi rrugën ndryshimeve kushtetuese. Përmes një statusi në rrjetet sociale ai shkruan se ky proces mundëson anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Reagimi në Twitter:

“Mbrëmë parlamenti i Maqedonisë i hapi rrugën ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë anëtarësimin e saj në NATO. Përzemërsisht përshëndes këtë hap dhe ndryshimet e pritshme kushtetuese, proces që do të na bashkojë edhe si aleatë rreth vlerave të përbashkëta euroatlantike”.

/tvklan.al