“Do të ndjekim modelin e Shqipërisë”

Hapja e kufijve ishte një ndër temat për të cilën biseduan në takimin e sotëm zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe homologu i tij kosovar, Besnik Tahiri. Grubi njoftoi se si zgjidhje eventuale për çështjen e kufijve është modeli i lëvizjes mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Me Republikën e Kosovës duhet t’i liberalizojmë kufijtë që të mund të lëvizim dhe punojmë më lirshëm duke ndjekur shembullin si Kosova me Shqipërinë”.

Ndërkaq Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Tahiri njoftoi se në këtë takim mes të tjerash është diskutuar për procesin e eurointegrimeve, çështjet ekonomike dhe situatën me pandeminë.

“Biseduam për procesin e integrimit evropian, kërkova ndihmë. Pika e dytë për të cilën biseduam ka të bëjë me rrugën Shkup-Bllacë, ne e kemi krye pjesën tonë, mendojmë se ky segment do të lidhë edhe më shumë dy vendet tona, përfshi edhe aspektin ekonomik. Tema e tretë ka të bëjë me temën e pandemisë. Duhet ta lehtësojmë komunikimin dhe udhëtimin e qytetarëve që ta kenë më lehtë”.

Zv/Kryeministri Grubi njoftoi se qeveritë e dy vendeve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës kanë formuar ekipe të përbashkëta, të cilët janë duke punuar për hapjen e kufijve dhe ditët në vijim do të dilet me zgjidhje konkrete.

Tv Klan