Zaev: Kemi vendosur kontaktet për marrjen e dozave

Edhe pse dje deklaroi se për momentin nuk do të ketë porosi të vaksinave ruse “Sputnik”, pasi nuk duhej lejuar që siç tha, të ndodh që të ketë tepricë të vaksinave, sot kryeministri Zoran Zaev deklaroi se shteti do të bëjë porosi për 100 mijë vaksina shtesë, pikërisht ato ruse “Sputnik”. Zaev tha se informacionin se ekziston hapësirë për këtë porosi e ka marrë mbrëmë në koordinim me ministrin e shëndetësisë.

“Mbrëmë vonë, në koordinim me ministrin e shëndetësisë mora informacion se në pajtueshmëri me planin për parashikim dhe marrëveshjeve të arritura dhe avanset e paguara kemi kapacitet të bëjmë edhe 100.000 porosi të reja shtesë nga vaksina e ardhshme, që definitivisht do ta plotësonte planin e përgjithshëm dhe nuk do të shkaktonte të kemi vaksina tepër në pajtueshmëri me planin nga ministria e shëndetësisë.

Kështu që do të përgjigjem edhe ndaj pyetjes nëse do të porositnim vaksinën Sputnik, po dhashë koordinata, siç më informuan se ka kapacitet për 100 mijë vaksina shtesë, të bëhet prej atje porosia.”

Ai informoi se deri dje rreth 860 punonjës shëndetësorë janë vaksinuar, ndërsa informoi poashtu se deri në përfundimin e muajit shkurt, pritet që të arrijnë vaksina nga të gjitha anët nga ku janë arritur marrëveshjet dhe janë dhënë avanset.

“Përskaj vaksinave që për momentin i kemi si donacion nga Republikës së Serbisë, janë për vetë punonjësit shëndetësorë, dikund rreth 860 punonjës shëndetësorë janë  vaksinuar deri dje, vazhdojmë më tej. Presim që javën që vjen të vijnë deri në 8000 dozat tjera nga Serbia, por këtë javë I presim informacionet e para edhe nga BE-ja, pasi në fund të shkurtit është marrëveshja jonë direkte që e kemi bërë me Pfizer, më tej përmes mekanizmit COVAX. Javën e fundit të shkurtit presim vaksinat nga Kina, gjithsesi edhe plani që është bërë për porosi shtesë.”

Lidhur me rastin e djeshëm ku një sekretar në spitalin e Ohrit është vaksinuar kundër koronavirusit, ndërkohë që nuk ka qenë as mjek e as i punësuar shëndetësorë, tha se do të ndërmerren të gjitha masat që rastet e tilla të mos përsëriten dhe procesi i vaksinimit të kryhet sipas protokollit që është publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Tv Klan