Karantinë 14-ditore për hyrjet nga Kosova dhe Serbia

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, për shkak të situatës epidemiologjike në Kosovë dhe Serbi, nuk përjashtojnë mundësinë e vendosjes së masave në kufirin me këto dy vende.

Përmenden testi PCR dhe izolimi 14 ditor për personat që do të hyjnë në Maqedoni nga Kosova e Serbia.

“Dua të them se është absolutisht e saktë se këtyre ditëve mund të rekomandojmë disa masa, nëse vërtetojmë se rreziku nga hyrja e qytetarëve nga këto vende mund ta cënojë sistemin tonë”.

Pa marrë parasysh situatën me COVID-19, ministri Filipçe siguroi se në ditën e zgjedhjeve, 15 Korrik, qytetarët do të votojnë të sigurt.

“Protokolli i rreptë dhe implementimi i tij i plotë janë detyra dhe përgjegjësia jonë dhe obligohemi që qytetarëve t’u sigurojmë një mjedis të sigurt ku mund të votojnë”.

Nesër skadon afati kur personat që janë pozitiv me COVID-19 apo të izoluar mund të paraqiten për të votuar. Sipas informacioneve interesimi është shumë i ulët. Nga 5000 të izoluar e të vetëizoluar për të votuar janë paraqitur vetëm 20 prej tyre.

Tv Klan