Maqedonia e Veriut ka hapur këtë të premte kufirin me Shqipërinë.

Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt vendit fqinj, pa u testuar për covid dhe pa detyrimin për t’u karantinuar.

Të parët që e kanë shfrytëzuar hapjen e kufirit kanë qenë punëtorët sezonalë dhe qytetarët që blejnë produkte ushqimore në vendin fqinj.

Ndonëse paraditja e kësaj të premteje ka qenë e qetë, autoritetet doganore kanë marre masa për të përballuar rritjen e fluksit, duke hapur të gjithë sportelet si në hyrje ashtu edhe në dalje nga territori ynë.

Tv Klan