Sigurojnë një vend në finale edhe Hungaria, Sllovakia e Skocia

Maqedonia e Veriut do të debutojë në finalet e një Kampionati Europian. Skuadra ballkanase siguroi pjesëmarrjen pas fitores 1 – 0 ndaj Gjeorgjisë në sfidën Play Off të luajtur të enjten.

Pandev vendosi këtë sukses me golin e realizuar në pjesën e dytë. Një sukses historik i vendosur nga veterani i kësaj përfaqësuese.

Hungaria u kualifikua në Europian me suksesin 2 – 1 me përmbysje ndaj Islandës. Hungarezët realizuan 2 herë në minutat e fundit.

Sllovakia siguroi një vend në fazën finale me triumfin 2 – 1 me Irlandës së Veriut po u zhvilluan edhe pjesët shtesë. Skocia shkoi në Europian duke mundur Serbinë pas penalltive. Gabimi i Mitroviç te goditja e 11-metërshit i kushtoi përfaqësueses serbe.

Tv Klan