Ora policore nis nga mesnata, lokalet punojnë deri në 23:30
Nga 13 Maji, ora policore do të fillojë nga mesnata dhe do të zgjasë deri në 04:00 të mëngjesit, ka vendosur Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Përmes Facebookut, ekzekutivi ka njoftuar se ky vendim hynë në fuqi nga 12 Maji, por paraprakisht është paralajmëruar se për shkak të festës së Fitër-Bajramit, në natën mes 12 dhe 13 Majit, nuk do të ketë orë policore.
Ambientet e hapura të objekteve hoteliere do të mund të punojnë deri në orën 23:30.
Nga 12 Maji të gjitha eventet dhe ngjarjet mund të mbahen konform protokolleve, vetëm me 30% të kapacitetit në ambiente të mbyllura, kurse do të fillojnë me punë edhe palestrat dhe qendrat e fitnesit.
Autoritetet e shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut dje njoftuan se masat e reja të propozuara nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse janë për shkak të stabilizimit të situatës epidemiologjike në vend.
Sipas një Raporti të Institutit për Shëndet Publik, në periudhën nga 3 deri më 10 Maj për 37.2% janë ulur infektimet e reja me COVID-19, kurse në repartet infektive të Shkupit dhe në spitalet e vendit trajtohen 701 pacientë, kurse njoftohet për 1.000 shtretër të lirë.
Klan Macedonia