Vendimi pas rasteve me Covid-19 te Shkëndija dhe Renova

Maqedonia e Veriut vendosi të ndërpresë përfundimisht kampionatin e futbollit. Federata e njoftoi vendimin këtë të enjte, pas një mbledhje të jashtëzakonshme të bordit drejtues.

Shkak u bënë rastet me Covid-19 te Shkëndija dhe Renova. Në këto kushte është njoftuar edhe UEFA. Ekipet në Maqedoninë e Veriut po stërviteshin prej disa ditësh madje po mendohej edhe për rinisjen e aktivitetit.

Tv Klan