Pendarovski mandaton Talat Xhaferin për krijimin e qeverisë

Talat Xhaferi është mandatuar zyrtarisht si kandidat për Kryeministër të Maqedonisë së Veriut.

Ka qenë Presidenti Stevo Pendarovski ai që i ka dorëzuar këtë të premte mandatin atij e Kryeministrit për të formuar qeverinë e re që do e çojë vendin në zgjedhje të dyfishta.

“Në bazë të nenit 84 të Kushtetutës së RMV-së dhe në përputhje me nenin 43 të Ligjit për Qeverinë dhe me propozim të partisë më të madhe që përbën koalicionin qeveritar, kryeministër për krijimin e qeverisë kalimtare përcaktoj z.Talat Xhaferi”.

Pas marrjes së mandatit, Talat Xhaferi, premtoi se e gjithë procedura për formimin e qeverisë teknike do të zhvillohet në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.

“Me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë pranoj mandatin nga Presidenti i vendit, duke premtuar se me ndërgjegje dhe në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës, përbërja qeveritare dhe negociatat për Qeverinë do të zhvilohen konform nevojës politike dhe situatës në vend”.

Pas këtij hapi, Talat Xhaferi pritet që nesër të dorëzojë propozimet për përbërjen e re qeveritare dhe programin e qeverisë së tij, ndërsa votimi i kabinetit të ri qeveritar në Kuvend pritet të bëhet të dielën.

Po gjatë kësaj të premte, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut zgjodhi Jovan Mitrevski si kryetar e tij të ri, i cili zë vendin e lënë bosh nga Talat Xhaferi.

Kjo është hera e parë që një shqiptar zgjidhet Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Tv Klan