Nga fillimi i javës 1375 të prekur dhe 25 viktima

Nga e Hëna e kësaj jave e deri të Premten, sipas shifrave zyrtare të autoriteteve shëndetësore në Maqedoninë e Veriut, shënohen 1375 raste të reja me COVID-19 dhe 25 viktima. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe nuk përjashton karantinimin e plotë nëse masat aktuale nuk japin rezultate.

“Kjo pako e masave, rritja e ingerencave të inspektorateve dhe apeli I vazhdueshëm tek qytetarët se duhet të respektohen këto masa, praktikisht këto janë hallka kyçe në të gjithë këtë zinxhir, besoj se do të japin rezultate. Hapi i rradhës është karantinim i tërësishëm, mbyllje e tërësishme. Ne jemi tani ende larg, por dalëngadalë po shteren mundësitë”, thotë Filipçe

Nga ana tjetër, në mënyrë të përshpejtuar po mbushen kapacitetet e reparteve infektive në Spitalet e vendit, kurse pacientët e qyteteve tjera po dërgohen në Shkup.

Shumë shpejt po mbushen kapacitetet nëpër të gjitha repartet infektive, jo aq shpejtë në Shkup, por gjithandej nëpër qytete. Dje nuk kishte vende të lira në Kumanovë, Strumicë dhe Veles dhe ata pacientë u dërguan në Shkup”, shton ministri.

Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut po përballen edhe me largimin e punonjësve shëndetësor nga Klinikat shtetërore nëpër Spitale Private. Ministri Filipçe ka konfirmuar largimet e së paku 5 punonjësve shëndetësor, duke arsyetuar këtë me lodhjen e tyre në betejën me COVID-19.

Tv Klan