Vendi në izolim pas mesnatës deri në orën 04:00 edhe për dy javët në vijim.

Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut ka rekomanduar që masat aktuale restriktive të mbeten në fuqi edhe për dy javë tjera, respektivisht deri më 1 Qershor.

Kjo do të thotë se mbetet kufizimi ilëvizjes nga mesnata deri në orën 04.00 të mëngjesit, kurse verandat verore dhe ambientet e hapura të lokaleve të punojnë deri ora 23.30.

Përmasat aktuale, propozimi për zbutjen e tyre ishte miratuar të Hënën e kaluar në bazë të situatës epidemiologjike, për shkak të uljes së infektimeve të reja dhe numrit të pacientëve të shtruar nëpër covid-spitalet e vendit.

Ministri iShëndetësisëVenko Filipçe më 14 Maj deklaroi se masat aktuale do të mbesin në fuqi edhe për një javë, por se kërkesa e objektve hotelerike për dasma dhe muzikë të gjallë, do të shqyrtohen në mënyrë plotësuese.

Sipas njoftimeve të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Maqedoninë e Veriut ka 3.636 raste aktive me COVID-19, kurse nëpër spitalet e vendit trajtohen 490 pacientë me COVID-19. 

Klan News