Spasovski: Vendimet merren nga profesionistët, jo nga politika

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka marrë rekomandime nga Komisioni për Sëmundje Infektive për mbylljen e kufijve me Kosovën dhe Serbinë. Për momentin mbetet në fuqi vendimi paraprak se kufijtë mbeten të hapura, ka konfirmuar Kryeministri teknik, Oliver Spasovski.

“Kjo nuk është çështje politike dhe qeveria nuk mund të merr vendime që do të ishin politike. Vendimet imarrin në bazë të rekomandimeve të profesionistëve. Nëse paraqitet një nevojë e tillë do të marrim masa, për momentin vlen vendimi i vjetër, kufijtë mbeten të hapur”.

Mundësia për mbylljen e kufijve erdhi gjashtë ditë pasi autoritetet e Maqedonisë së Veriut hapën kufijtë për shtetasit e huaj dhe pas rritjes së numrit të të prekurve nga Covid-19 në Maqedoni dhe për shkak të situatës epidemiologjike në Serbi e Kosovë. Mesatarisht brenda ditës në Maqedoni hyjnë rreth 5000 udhëtarë, kanë njoftuar autoritetet e Shkupit.  

Tv Klan