Në Maqedoninë e Veriut janë përcjellë sot për në banesën e fundit 59 viktimat e tragjedisë së Koçanit. Kanë qenë të shumtë qytetarët që u janë bashkuar ceremonive të zhvilluara në Koçan dhe në Shtip.

Autoritetet publikuan sot identitetet dhe moshën e viktimave ku shihet se 6 prej tyre kanë qenë të mitur. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari njoftoi sot se 10 prej të plagosurve janë ende në gjendje më të rëndë, por për momentin ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga 178 të plagosurit, 101 janë duke marrë trajtim në klinikat jashtë vendit.  

Tv Klan