Dozat e para Pfizer u bënë dhuratë nga Serbia

Më shumë se 15 kamera, gjysma e qeverisë në krye me Kryeministrin, kishin ardhur ta presin këtë pako.

Pas dy tentimeve, i treti ishte i suksesshëm. Serbia i dhuroi Maqedonisë së Veriut, 4680 doza të vaksinës kundër Covid-19 prej kompanisë, Pfizer.

“Paketa prej 4680 vaksinave nga gjithsej 8000 është shprehje e zgjatjes së dorës miqësore për përkrahje dhe ndihmë për qytetarët e Maqedonisë, derisa të vijnë vaksinat që ne i kemi porositur,” është shprehur Kryeministri i Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev.

E Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, pa e pyetur askush, u sigurua që ta bëj të qartë se Serbia nuk ka pretendime ndaj Maqedonisë së Veriut. Ata vetëm duan të jenë miq të mirë.

“Serbia nuk asnjë interes tjetër përpos miqësisë me popullin maqedonas dhe të gjithë qytetarëve tjerë. Neve asgjë tjetër nuk na intereson, vetëm miqësia jonë të përparojë”.

Kryeministri Zaev tha se po presin që javën e ardhshme të vijnë edhe vaksinat nga Kina.

Tv Klan