BDI e Alternativa, sfidë partive të mëdha për kryeministrin shqiptar

Maqedonasit votojnë sot në për të zgjedhur 120 deputetët e rinj të parlamentit, nën masa të rrepta kundër përhapjes së Covid-19. Gara më e fortë është mes dy partive të mëdha LSDM dhe VMRO-DPMNE.

Dy grupimet e mëdha rivale shqiptare, BDI e Ali Ahmetit dhe Alternativa e Zijadin Selës kanë përcaktuar si kusht për koalicionet me partitë e mëdha, zgjedhjen e një kryeministri shqiptar.

Por për të parën herë, një parti e madhe maqedonase si LSDM hyn në këto zgjedhje në koalicion me një parti shqiptare si BESA.

Kutitë e votimit u hapën në 07:00 të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 21:00. Të drejtë vote kanë mbi 1.8 milionë qytetarë.

Tv Klan