29 vendet anëtarë të NATO-s i dhanë ftesën për anëtarësim Maqedonisë, për nisjen ne bisedimeve. Por anëtarësimi përfundimtar i Shkupit në Aleancën ushtarake, do të bëhet pas përmbylljes së marrëveshjes së emrit me Greqinë. Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, tha se dyert e NATO-s janë të hapura.

E përshëndetëm marrëveshjen midis Athinës dhe Shkupit, me të mbaruar të gjitha procedurat e brendshme për finalizimin e marrëveshjes për emrin, vendi do t’i bashkëngjitet NATO-s si anëtarja e 30-të, tha Stoltenberg.

Bisedimet para-anëtarësimit pritet të zgjasin deri në 6 muaj. Në këtë periudhë Maqedonia duhet të përmbushë marrëveshjen me Greqinë, në të kundërt anëtarësimi do të dështojë.

Tv Klan