Zaev: Regjistruesit në grupin prioritar të vaksinimit

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se regjistruesit do të jenë në grupet prioritare për imunizim. Siç njofton Klan Macedonia, paradite më 28 Mars në Shkup, do të arrijë dërgesa e parë prej 24.000 vaksinave të AstraZeneca përmes sistemit COVAX.

Më 28 mars në Maqedoninë e Veriut do të arrijë dërgesa e parë e 24.000 vaksinave  “AstraZeneka” përmes sistemit COVAX, lajmin e bëri të ditur mbrëmë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe  në profilin e tij në Facebook. Sipas tij, me këto doza,  duhet të fillojë imunizimi i popullsisë në RMV.

Këtë javë, më 28 mars, në 07:55, dërgesa e parë e 24.000 vaksinave të AstraZeneca arrin në Shkup përmes sistemit COVAX”, njoftoi mbrëmë në profilin e tij në Facebook ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se me vaksinat që do të arrijnë të dielën do të vaksinohen regjistruesit  të cilët do të zbatojnë procesin e regjistrimit, me këtë kryeministri Zaev, tha se do të plotësohet kërkesa e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, dhe se regjistruesit do të jenë në kategorinë e parë të qytetarëve që do të vaksinohen, me dozat që duhet të pranohen vetëm një herë.

“Informacionin e dinim dy-tri ditë para se ta publikonim, ky është hapi I parë drejt imunizimit masiv, pranohet vetëm një dozë. Këto ditë edhe sasitë tjera do të arrijnë përmes mekanizmave tjerë për të mbuluar në mënyrë të barabartë terrenin. Mund t`i shohim dobësitë dhe përparësitë e vendeve tjera, kurse vaksinat janë të sigurta dhe sa më shpejtë  ta mposhtim këtë pandemi të tmerrshme. Prioritet padyshim se do të jenë edhe regjistruesit”

 Kryeministri Zaev njoftoi se në ditët në vijim, do të arrijnë edhe vaksina tjera, por duke mos saktësuar ndonjë datë konkrete. Ai bëri thirrje që qytetarët t`i respektojnë masat anti-covid, para se të fillojë imunizimi i popullsisë.

“Ky është një hap i parë për imunizimin masiv. 24 mijë vaksina ku do të pranohet vetëm me një doze do të thotë se do të vaksinohen 24 mijë qytetarë. Këto ditë do të arrijnë edhe vaksinat e tjera por nuk dua që të prononcohem para kohe. Të kujdesemi, t`i respektojmë masat”.

Ndryshe, të dielën duhet të arrijnë dozat e para që Maqedonia e Veriut i merr përmes mekanizmit COVAX. Deri tani kanë arritur 8.000 doza nga Kompania Pfizer dhe 3.000 vaksina ruse. Me këto doza janë vaksinuar një pjesë e punonjësve shëndetësor.

Shifrat në rritje të infektimeve dhe rasteve që përfundojnë me fatalitet kanë detyruar shumë qytetarë të Maqedonisë së Veriut të kërkojnë alternativa tjera. Këtë fundjavë janë caktuar shumë termine për vaksinim të qytetarëve të Maqedonisë në Serbinë fqinje.

Tv Klan