Filipçe: Presim imunitet kolektiv deri në fund të verës 

“Vlerësimi ynë është se rreth fundit të verës mund ta arrijmë imunitetin kolektiv, duke i marrë parasysh sasitë e vaksinave, të cilat duhet të arrijnë në vendin tonë. Të gjitha vaskinat janë të sigurta dhe nuk ka arsye për preferenca nga ana e qytetarëve”, thotë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në intervistë për REL.

Të gjithë qytetarët që janë paraqitur në ëeb faqen për vaksinim deri më 30 Prill, që janë rreth 160 mijë, do të thirren për termin më së voni deri më 15 Maj që të vaksinohen me vaksinat që i kemi, thotë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai shton se më 15 Maj pritet të arrijnë edhe qindra mija doza nga Sinofarm, kurse edhe 500 mijë vaksina Sinovak pritet të arrijnë deri në fund të Majit.

“Me sasinë e konsiderueshme të vaksinave që tanimë kanë arritur, por edhe me qindra mijëra që i presim më 15 Maj, gjithashtu nga Sinofarm, si dhe 500 mijë vaksina nga Sinovak deri në fund të Majit, kemi dy kanale të distribuimit, vendosëm që t’i japim fillimisht prioritet të gjithë qytetarëve që janë paraqitur për vaksinim deri më 30 Prill, janë rreth 160 mijë dhe të njëjtit do të thirren për vaksinim më së voni demi më 15 Maj, kështu që prioritet do të kenë të gjithë ata që kanë treguar interes, pa I ndarë në kategori, prandaj apeloj që qytetarët të vazhdojnë të paraqiten përmes faqes ‘Moj Termin’ që edhe më tej të krijohen këto prioritete.”

Me vaksinat që vendi pret t’i marrë, por edhe me ato aktualet, deri në fund të verës pritet që Maqedonia të arrijë imunitet kolektiv, thotë Filipçe. Se sa është përqindja momentale e të vaksinuarve, Filipçe thotë se është herët për vlerësime, por që interesi është i lartë edhe pse vërehet që rreth 20% e afateve nuk paraqiten nëpër pikat e vaksinimit.

“Deri në fund, ose në mes të verës, vlerësimi ynë është se do arrijmë imunitet kolektiv pasi i kemi sasitë e vaksinave të cilat duhet të arrijnë në vendin tonë. Për momentin do zgjasin masat të cilat i vendosim. Është herët të thuhet se sa është përqindja e të vaksinuarve pasi nuk mund ta parashikojmë edhe përqindjen e fluksit të të interesuarve. Duhet ta theksoj se edhe pse rreth 20% e termineve nuk paraqiten në pikat e vaksinimit interesi i qytetarëve është i madh”.

Ndërkaq, autoritetet në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar deri ditën e djeshme arrijnë 107 978 qytetarë ndërsa 279 909 persona janë regjistruar për tu vaksinuar. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë vaksinuan gjithsej 11 857 qytetarë. Procesi i imunizimit zhvillohet në disa qytete të vendit, edhe atë në A1 QS “Boris Trajkovski” në Shkup, në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir dhe Ohër.

Klan Macedonia