Dimitrov: Ata kanë kushte për të plotësuar, s’mund të jemi bashkë

Maqedonia e Veriut i ka uruar suksese Shqipërisë në përmbushjen e 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe ka kërkuar që të dy shtetet të vlerësohen veçmas. Numri dy i qeverisë maqedonase Nikola Dimitrov konfirmoi se aktualisht po zhvillohet një debat mes shteteve anëtare deri në ç’masë Shqipëria i ka plotësuar ato kushte.

Ne e kemi ndihmuar njëri-tjetrin në kuptimin e mbështetjes politike deri me 24 Mars ku në rastin tonë në paragrafët e konkluzioneve të Këshillit Evropian ne nuk kishim parakushte bashkangjitur për të nisur me procesin e negociatave me konferencën e parë ndërqeveritare. Në rastin e fqinjëve tanë të mirë nga Shqipëria janë bashkangjitur disa kushte për t’u plotësuar. Aktualisht po zhvillohet një debat mes shteteve anëtare deri në ç’masë ato kushte janë plotësuar. Politikisht si fqinj ne kemi interes të ndihmojmë njeri-tjetrin. Nëse suksesi ynë ndihmon Shqipërinë apo suksesi i Shqipërisë ndihmon Maqedoninë e Veriut është madhështore. Por është të them të drejtën e vështirë të kuptosh konceptim e një procesi te bazuar mbi merita individuale dhe ta ndërlidhësh politikisht”. 

I pyetur pse kryeministri Zaev nuk bëri të njëjtën gjë si homologu shqiptar Rama që për negociatat fajësoi të tjerët dhe nuk dha dorëheqjen Dimitrov u përgjigj.

Në lidhje me dorëheqjet, kryeministri ynë Vjeshtën e kaluar pas përgjigjes negative të Këshillit Evropian në samitin e Tetorit vendosi të rikthehej pas tek njerëzit e ti pyeste ata nëse e besonin në rrugën e integrimit. Ne i realizuam me sukses ato zgjedhje parlamentare të parakohshme dhe morëm një mandate të ri nga votuesit tanë për të vijuar rrugëtimin evropian”.

Ndërsa nga Shkupi zyrtar nuk ka asnjë shenjë tërheqjeje për historinë, gjuhën, identitetin dhe heronjtë kombëtarë në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet se si digjet flamuri i Bullgarisë. Në video shihet shkruhet se kjo është “përgjigje ndaj historisë së përbashkët” ndërsa ky akt është dënuar nga qeveria bullgare.

Klan Plus