Një ditë përpara referendumit historik për emrin në Maqedoni, kutive të votimit këtë të shtunë iu drejtuan emigrantët, personat me probleme shëndetësore dhe të burgosurit. 33 qendra konsullore kanë hapur dyert për votimin jashtë kufijve.

Me e frekuentuara, sipas mediave maqedonase, është ajo në kryeqytetin zviceran Bern ku regjistrohet një numër i madh i emigrantëve.

Më shumë se 1 milion e 800 mijë qytetarë janë regjistruar në listat zgjedhore për këtë referendum. Pyetja drejtuar tyre është: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO, me pranimin e marrëveshjes së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë”?

Në fjalimin përmbyllës të fushatës në Tetovë të premten, kryeministri Zoran Zaev tha se vota popullore e së dielës do të shënjojë të ardhmen e fëmijëve maqedonas.

Për referendumin në Maqedoni u shpreh edhe kryeministri Edi Rama, i pyetur nga gazetarët në Korçë.

“Nesër çdo shqiptar të dalë në votim dhe të votojë për Maqedoninë europiane, Maqedoninë e gjeneratës tjetër. Çdo shqiptar duhet të kuptojë që nëse nuk shkon në votim, tradhton fëmijët e tij”,

tha Rama.

Referendumi u komentua edhe nga mediat prestigjioze ndërkombëtare. Britanikja

The Guardian

shkruan: Maqedonia voton për t’u bërë Maqedonia e Veriut ose Koreja e Veriut, ndërsa për

Washington Post

shkruan: Referendumi është një betejë mes Rusisë dhe Perëndimit për afrimin e vendit ballkanik.

Tv Klan