Maqedonia përjashton mbylljen e plotë



Maqedonia përjashton mbylljen e plotë

20:46 24/10/2020

Filipçe: Kemi rënë dakord me ministrat e rajonit

Spitali i Strumicës në jug të Maqedonisë së Veriut prej sot është përforcuar me mjekë-pulmologë nga Shkupi. Të sëmurët nga COVID-19 në Shtip, për shkak të ngarkimit të spitalit të qytetit do të transferohen në Koçanë, derisa në Prilep, Ohër dhe Manastir po hapen repartet interne për të prekurit nga virusi. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe shprehet se ende nuk mendohet për karantinë të plotë.

Presioni me të vërtetë është shumë I madh, shpresoj sinqerisht se masat që I kemi rekomanduar do të ndihmojnë që të zvogëlohet shpërndarja e virusit. E shohim se cka ndodh në gjithë rajonin, në gjithë Evropën, po mbushen kapacitetet spitalore dhe duam që këtë ta shmangim. Për këtë kemi biseduar në takimin në kuadër të Procesit të Berlinit me Ministrat e Shëndetësisë së rajonit që të shmanget mbyllja e plotë

Ministri i Shëndetësisë ka komentuar edhe thirrjet e vazhdueshme të opozitës, për dorëheqjen e tij dhe të anëtarëve të Komisionit për Sëmundje Infektive.

 “Jo nuk do të dorëhiqem. Vlerësoj se që nga fillimi I krizës punojmë në mënyrë profesionale, asnjëherë nuk jemi përpjekur t`i politizojmë gjërat gjatë rekomandimeve për masat. Dëgjojmë në opinion propozime që I jep opozita, por shumë prej tyre janë non-sens, nuk kanë logjikë mjekësore. Dua t`u them se ta mbajnë politikën larg kësaj situate. Kishin gjasa të ndihmojnë, por fatkeqësisht më shumë shkaktuan dëme”.

Rreth akuzave për mossukses të kontrollimit të krizës, Filipçe tha se VMRO-DPMNE-ja ka penguar hapjen e 16 Covid-qendrave nëpër Maqedoni, përmes ish-Ministres së Financave, por edhe aktualisht me bllokimin e Parlamentit ku duhet të miratohen ndryshimet ligjore që do të imponojnë mbajtjen e maskave mbrojtëse në ambiente të hapura dhe restrikcioneve tjera kundër epidemisë.

Klan Macedonia




Të ngjashme