Një 24-vjeçare nga Tetova humbi jetën të shtunën

Një situatë të vështirë me koronavirusi po kalon edhe Maqedonia e Veriut, e cila të shtunën regjistroi 8 viktima nga koronavirusi.

Në mesin e tyre ishte edhe një vajzë 24-vjeçare nga Tetova, që është edhe viktima më e re që ka ndërruar jetë nga COVID-19 në këtë vend.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi tani ka arritur në 376, shumica prej tyre nga Shkupi.

Sa i përket të infektuarve, nga testimi i 1,545 mostrave kanë rezultuar 199 persona pozitivë.

Tv Klan