“Maqedonia u pengua sepse ishte në një paketë me Shqipërinë”

“Maqedonia u pengua sepse ishte në një paketë me Shqipërinë”

22:56 22/10/2019

Mesila Doda është e mendimit se Maqedonia e Veriut u penalizua për hapjen e negociatave me Bashkimit Europian për shkak të Shqipërisë. E ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në Opinion, Doda tha se vendi ynë nuk e meritonte hapjen e negociatave, ndryshe nga Maqedonia e Veriut.

Mesila Doda: Besoj që Maceon e ka sqaruar vendimin e tij, por do doja që t’iu drejtohesha informacionit të dhënë po atë ditë në fakt në mëngjes nga Erisa Zykaj, e cila raportonte nga Brukseli. Dhe ajo pohonte se nuk është thjeshtë çështje e riorganizimi, është dhe çështje riorganizimi, por përse është një kjo çështje. Shumë herë është kuptuar që raportet që vijnë nga Komisioni Europian të cilat janë thjeshtë raporte formale, që do të thotë kanë kaluar filan ligj, ka kaluar ky proces, por ndërkohë nuk shihet impakti real i reformës. Dhe impakti i reformës që ato e trumbetonin si një fitore shumë e madhe, në Shqipëri çfarë kishte sjellë? Gjykatë Kushtetuese nuk ke, Gjykatë të Lartë nuk ke, ke gjysmë milioni shqiptarë që kanë iku për 4 vjet, ke Shqipërinë në vendin e 76 si demokraci hibrite në kufijtë e autoritarizmit. Mos krahasojmë Shqipërinë me Maqedoninë, sepse ata janë të 10-të në Doing Business, ndërsa ne jemi të 100-ët.

Blendi Fevziu: Po pra po u dogj edhe Maqedonia në këtë rast.

Mesila Doda: Sigurisht që u dogj. Nuk ka pasur një vullnet të mirë që të ketë një zgjerim le të themi, sepse vullneti i mirë për shembull ishte nga ana e Gjermanisë, e cila ishte një ‘Po’ në dukje, por ishte me 9 kushte, të cilat do krijonin mundësinë që reforma të ishte reale. Pra do të krijonte mundësinë që të kishim Gjykatën Kushtetuese, të Lartë, të kishim një Reformë Zgjedhore sipas shqetësimeve që ishin dhënë, sepse shqetësimet e OSBE/ODIHR-it, shqetësimet e opozitës dhe ato të paraqitura në Bundestag ishin në një linjë.

Blendi Fevziu: Pra Mesila ti mendon që ne nuk e meritonim Po-në?

Mesila Doda: Unë mendoj që jo vetëm që nuk e meritonim, por ne jemi në pikën më problematike që ka qenë ndonjëherë ekonomia në Shqipëri. Ne jemi në momentin që ikin 400 mijë shqiptarë dhe themi ok kanë ikur se kanë dashur një jetë tjetër, por e kuptoni dot që e keni sistemin e pensioneve në dramën më të madhe që mund të kemi dhe rrezikojmë një skenar të frikshëm.

Blendi Fevziu: Po Maqedoninë e penguam ne?

Mesila Doda: Absolutisht po, absolutisht Maqedonia u pengua sepse ishte në një paketë me Shqipërinë. Nëse do i drejtoheshe asaj që sapo tha Macron, ai thoshte për Shqipërinë kishte një numër shumë më të madh vendesh, ishin rreth gjysma ndërsa për Maqedoninë kishte më pak. Ndërkohë që në Shqipëri ka pasur një qasje komplet tjetër. Mos themi, siç thoshte dhe Holanda, nuk funksionon parlamenti, nuk funksionon sistemi i drejtësisë. Pra ne në këto momente i kemi bërë në letër sipas Komisionit Europian, por ajo që kanë prodhuar në territor, në praktikë, është një shkatërrim total i institucioneve dhe i shtetit. Sot ty nuk të punon as sistemi i drejtësisë, as parlamenti, as ekonomia.

Blendi Fevziu: Në fakt sistemin e drejtësisë vetë na e bënë ndërkombëtarët, se ne s’bëmë gjë. Na e bënë si deshën.

Mesila Doda: Absolutisht po, por çfarë problemi ka? Ndërkombëtarët e bënë si e deshën, por ata që e vuajmë jemi ne, jemi shqiptarët. Ata kanë ikur dhe vazhdojnë karrierën atyre aty ku kanë dashur të shkojnë./tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi