Opinion-Emisioni “Opinion” i gazetarit Blendi Fevziu, realizuar më 31 Maj 2011, i është kushtuar zgjedhjeve në Maqedoni, parë në këndvështrimin e shqiptarëve. 4 parti të mëdha shqiptare dhe një parti tjetër, e cila kandidonte me një kandidat në SHBA, garonin për zgjedhjet e 5 Qershorit të 2011.

Ishin zgjedhjet e 7-ta të Maqedonisë duke filluar nga viti 1992. Në atë periudhë, Nikola Gruevski dominonte skenën politike të Maqedonisë me 63 deputetë, nga 120 që kishte parlamenti.

Sipas të dhënave zyrtare, në atë periudhë shqiptarët ishin rreth 515 mijë që jetonin në Maqedoni, ndërkohë sipas të dhënave të partive shqiptare, numri i tyre varionte nga 700-800 mijë.

Në Parlamentin e Maqedonisë ata zinin 29 vende dhe shqiptarët ishin kombësia e dytë më e madhe dhe Shqipja, gjuha e dytë zyrtare e detyruar. Shkupi ishte qytet me dy gjuhë, tabelat ishin të vendosura në shqip dhe maqedonisht, ndërkohë në qytete të tjera të Maqedonisë Shqipja ishte gjuhë e parë.

Maqedonia u nda nga ish-Jugosllavia në vitin 1992, por në fund të vitit 1990 shqiptarët kishin vendosur të organizoheshin politikisht në kushtet e një lloj pluralizmi gjysmë të lejuar. Ky debat ishte mjaft i nxehtë në Shkup, Tetovë dhe Gostivar.

Në vitin 1991 lindi Partia për Prosperitet Demokratik e Nevzat Halilit, struktura e parë politike e shqiptarëve. Partia për Prosperitet Demokratik mori pjesë në zgjedhjet e para pluraliste në Maqedoni në 1991-in.

Ndërkohë, Partia Demokratike, e cila u krijua më vonë, dominoi skenën politike deri në vitin 2002. Demokracia e Re dhe Rilindja Demokratike Kombëtare ishin dy parti të tjera shqiptare që u krijuan.

Skena politike shqiptare në Maqedoni ndryshoi ndjeshëm në vitin 2000-2001 kur Ushtria Çlirimtare Kombëtare e Maqedonisë e futi në krizë Maqedoninë. Ata dolën fitimtarë duke nënshkruar marrëveshjen e Ohrit që hapi një fazë të re në Maqedoni.

Ali Ahmeti dhe Ushtria krijuan një parti të re, Bashkimin Demokratik për Integrim, një parti e cila ftoi zgjedhjet që atë vit dhe filloi të dominojë skenën politike shqiptare.

Ndër vite shqiptarët kanë shtuar numrin e deputetëve në Parlamentin Maqedonas, por nëse shqiptarët do të ishin udhëhequr nga një forcë e vetme, e cila do të mbronte interesat e shqiptarëve, do të kishte përfaqësim më të madh./tvklan.al