Në të njëjtën kohë që në Torino, Ronaldon nuk e pritën në mënyrën që meriton si një prej lojtarëve më të mirë në botë, në anën tjetër të Europës, në Bjellorusi, Diego Armando Maradona, u prit si perëndia mbi dhe.

Argjentinasi do të jetë president i klubit Dinamo Brest. Ai mbërriti me një avion charter. U prit në mënyrë madhështore madje me dhurata. Dy ora dore të personalizuara. Në konferencën e zakonshme për shtyp, ai u shpreh i bindur se klubi që do të drejtojë tashmë dhe ku do të ketë përfitimin e tij financiar edhe në çdo transfertë lojtari, do të bëhet madhështor, si dhe do të përfaqësohet shpejt në arenën europiane.

Maradona u njoh edhe me projektin gjigand të stadiumit të ri të klubit me kapacitët prej 30 mijë vendesh. Një kompleks gjigand, sa një qytezë e tërë.

Maradona madje u prezantua edhe përpara tifozëve që e pritën sikur të ishte Cristiano Ronaldo.

Tv Klan