Futbollisti i Romës dhe i kombëtares shqiptare të futbollit, Marash Kumbulla, ka rezultuar pozitiv për koronavirus. Lajmin e ka dhënë vetë futbollisti përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Nga tamponi i fundit kam rezultuar pozitiv me Covid-19, por për fat të mirë nuk kam simptoma”, shkruan ai.

Kumbulla bën thirrje që njerëzit të respektojnë masat në mënyrë që të shmangin infektimin me Covid.

“Një përshëndetje të gjithë tifozëve dhe mendimet e mia shkojnë për personat që po përballen me këtë moment të vështirë. Shihemi së shpejti në fushë”, shkruan Kumbulla. /tvklan.al