Aventura te Espanjol ka transformuar totalisht Marash Kumbullën. Mbrojtësi ka dhuruar një performancë të mirë te spanjollët, ku përveçse stabilitetit në prapavijë ka shënuar 2 gola. Në një intervistë për mediat italiane, 25-vjeçari ka pranuar se ende nuk ka vendosur se cila do të jetë etapa e radhës në karrierën e tij. Mbrojtësi ka zbuluar edhe të mirat që ka marrë nga eksperienca e tij në Katalonjë.

“Nuk e di për të ardhmen, nuk e kam idenë. Jam këtu në huazim deri në fund të sezonit. Jam shumë i lumtur, klubet do të vendosin. Prioriteti im tani është Espanyol, të shpëtoj veten dhe të qëndroj i bashkuar me tifozët është mendimi im i vetëm. Pastaj nuk e di se çfarë ndodhi në Romë, ndoshta një kombinim i gjërave, por largimi ishte gjëja që duhej të bëja, nuk prisja të jem përsëri në këtë gjendje të bëjë mirë. Ndihem i rritur, më shumë se i ndryshuar nga kjo eksperiencë te Espanyol. Është një përvojë që do t’ua rekomandoja të gjithëve”.

Marash Kumbulla ka luajtur mbi 2300 minuta në këtë sezon me skuadrën spanjolle, teksa me 2 golat e tij i ka dhuruar 4 pikë, që sipas gjasave do të jenë të vlefshme për të shmangur rënien në La Liga 2.

Klan News