Kontrata e mbrojtësit shqiptar është 5 vjeçare

Marash Kumbulla është gati të veshë fanellën e Romës. Mbrojtësi shqiptar udhëtoi drejt kryeqytetit italian për kontrollet mjekësore dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Kontrata e Kumbullës është 5 vjeçare, me një pagë prej 1 milionë e gjysmë euro në sezon.

Roma e afroi në formë huazimi me detyrim blerje dhe ky transferim do t’i kushtojë 30 milionë euro. Marash Kumbulla spikati që në sezonin debutues në Serie A me Veronën, duke kaluar më pas në një ekip të rëndësishëm në moshën 20-vjeçare. Kumbulla kërkohej dhe nga skuadra të tjera në Itali.

Tv Klan