“Maratona e Këngës” në qytetin e Fierit do të vijë për të gjithë teleshikuesit e ekranit të Televizionit Klan, sot në orën 21.00.

Në kuadrin e një javë të mbushur me aktivitete, nën logon Fieri International Fest, të enjten e shkuar në zemër të qytetit përformuan rreth 30 artistë të muzikës tradicionale, por edhe të muzikës moderne.

Një publik tejet i interesuar për të ndjekur këngëtarët e preferuar, mbushi si asnjëherë sheshin kryesor të Fierit, rreth një orë përpara fillimit të koncertit.

Emra si Eli Fara, Bujar Qamili, Eranda Libohova, Irini Qirjako, Maya, Petrit Lulo apo grupe si Ali Pasha, Revolt Klan e Alar Band, e deri tek artistë të muzikës moderne, si Era Rusi, Anxhela Peristeri, Devis Xherahu, Klajdi Musabelliu ndezën atmosferën, duke bërë që të rinj e të moshuar të qëndrojnë deri vonë, duke kënduar këngët e tyre, por mbi të gjitha duke kërcyer nën ritmet e muzikës shqiptare.

Ky event, ashtu si dhe në koncertet paraardhëse, u zhvillua nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë, Armando Subashi dhe me mbështetjen e Bashkisë Fier, që në këtë sezon ka ideuar një javë të plotë aktivtetesh për qytetarët fierakë, por edhe emigrantët e shumtë që kanë mbërritur në qytet në këtë stinë vere.

Tv Klan