Nata e dytë e spektaklit Maratona e Këngës Popullore vjen si një “arenë”  e cila mbledh artistët e muzikës popullore nga të gjitha vendet e Shqipërisë. Thesaret më të vyera të muzikës popullore vijnë pas shumë vitesh në Maratonën e Këngës e cila në formën e një konkursi, shpalos këngë të pëlqyera ndër vite por dhe krijime të reja për publikun shqiptar.

Konkurentët e sotëm janë Grupi i Kolonjës “ As e vogël as e madhe”,Fatmira Likmeta, Vasë Curri dhe Englantina Toska. Juria e Maratonës së Këngës përbëhet nga personalitetet më të shquara të muzikës dhe artit popullor. Ata janë Tish Daia, Zana Shuteriqi, Nora Çashku,Agron Xhagolli dhe Shqipe Zani.

Siparin e kësaj nate e nis një këngëtar i cili vjen nga qyteti i Përmetit. Këngën me “Çtë bie erë floku” e sjell interpretuesi Vasë Curri.

Interpretuesja e dytë vjen nga një tjetër trevë dhe duke përfaqësuar këngën matjane është spikatur me zërin e saj mjaft pikant.  Fatmira Likmeta konkuron me këngën “ Më ka zënë meraku me një cucë matjane”.

Si të ftuar special të natës së sotme vjen Familja Lela të cilët kanë qënë të parët që kanë hedhur në treg diskun me këngët e tyre popullore.

Konkurentja e dytë është një debutuese shumë e re e këngës popullore. Ajo vjen nga një qytet me tradita në këngën popullore siç është Elbasani. Englantina Toska konkuron me këngën “Doli goca në penxhere”.

Grupi i Kolonjës “As e vogël , as e madhe” konkuron me një kolazh këngësh kolonjare.

E ftuara e dytë speciale është një përfaqësuese mjaft e denjë e këngës së Shqipërisë së Mesme por njëkohësisht është dhe një trashëgimtare e denjë e zërit të familjes së saj. Ajo është Fatma Zyberi./tvklan.al

Moderatore : Rudina Magjistari