Nga ora 5:00 deri  në orën 14;00 të së dielës, në kryeqytet do të devijohet qarkullimi i automjeteve në disa akse rrugore për shkak zhvillimit të Maratonës se Tiranës. Këto janë rrugët në të cilat do të ndalohet qarkullimi i automjeteve.

Sipas Gentian Vocajt, Shef i Sektorit të qarkullimit në Policinë Bashkiake edhe automjetet që janë të parkuara në këto rrugë duhet të largohen brenda natës së sotme.

250 punonjës të policisë bashkiake janë angazhuar për maratonën e së dielës në kryeqytet. Rreth 5 mijë vrapues nga 40 vende të botës janë regjistruar këtë vit në Martonën e Tiranës që organizohet për të tretin vit radhazi.

Tv Klan