Veliaj: I hap rrugën titullit “Tirana, Qyteti Evropian i Sportit 2023”
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbledhur ne një takim institucionet përgjegjëse për organizimin e Maratonës së Tiranës “Run for Peace” e cila mbahet ne 23 Tetor dhe ku do te garojne mbi një mijë vrapues profesionistë nga 35 shtete të ndryshme të botës.
Veliaj theksoi se organizimi me sukses i edicionit të gjashtë të Maratonës do jetë një vlerë e shtuar për marrjen e titullit “Tirana, Qyteti i Sportit 2023”.
“Gjatë muajit Tetor do të aplikojmë për titullin “Qyteti Evropian i Sportit” dhe një nga vlerësimet e jurisë në Bruksel është nëse Tirana ka aftësi menaxhuese sistematike për disa aktivitete sportive. Ndaj, besoj që organizimi i Maratonës së Tiranës, apo organizimi i eventeve të tjera sportive si: Kampionati U21 të Taekuondo, të Xhudos, të Triathlonës, etj., janë pjesë e CV-së tonë për të qenë Qyteti Evropian i Sportit 2023
Veliaj bëri thirrje që kushdo që dëshiron të marrë pjesë në garë, duhet të regjistrohet në faqen zyrtare të maratonës. Nga ana tjetër kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve që, në 23 Tetor, të lëvizin pa makina.
“Rendi i rrugëve që do të bllokohen janë: Bulevardi “Zogu i Parë”, “Bulevardi i Ri, rruga “Dedë Gjon Luli”, rruga e “Durrësit”, rruga e “Kavajës”, “Ibrahim Rugova”, “Myslym Shyri”, “Gjergj Fishta”, “Bajram Curri”, “Lekë Dukagjini”, Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Gjergj Filipi, rruga “Papa Gjon Pali”, rruga “Ismail Qemali” , bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ura te rruga e “Elbasanit, rruga “Xhoxh Bush” dhe rruga “Abdi Toptani”.
Unaza e Madhe e Tiranës do të jetë e hapur për të mos paralizuar totalisht jetën e qytetit. Maratona do të ketë 4 kategori të ndryshme, Maratona 42 km, gjysëm Maraton 21 km, Tirana 10 km dhe kategoria “We Too”, për të gjithë personat me aftësi ndryshe.
Tv Klan