2200 garues në gjysmë-maratonën e Tiranës

Posta

2200 garues në gjysmë-maratonën e Tiranës

09:38 13/10/2019

Veliaj: Kauza e këtij viti për të prekurit nga tërmeti

2200 garues nga 42 vende të botës janë bërë pjesë e gjysmë-maratonës së Tiranës, e cila ishte në edicionin e saj të katërt.

Starti dhe finishi i maratonës ishte sheshi Skenderbej. Ndërsa intinerari përshkoi disa rrugë të qendrës dhe liqenin artificial.

Mikëpritësi i këtij aktiviteti, kryebashkiaku Veliaj, falenderoi pjesëmarrësit dhe të gjithë ata që në këtë garë ishin për një kauzë të caktuar.

Gara ishte e ndarë në tre disiplina, prej të cilëve dolën 15 fitues. “Ëe too”, dedikuar personave me aftësi të kufizuar, u fitua nga Doblet Gjangolli.

Edhe këtë vit, Luiza Gega është shpallur fituese e garës 10 kilometra për femra, duke thyer dhe rekordin kombëtar.

Në 10 kilometra për meshkuj, i pari doli sportisti kenian Kimaiyo.

E ndërsa gjysmë maratona me 21 kilometra, si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat, u fitua nga atletë kenianë.

Ky është viti i fundit i gjysmë-maratonës, pasi në 2020 Tirana do të zhvillojë maratonën e plotë prej 42 kilometrash.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT