Maratona e këngës ka mbyllur javën më të plotë të koncerteve në qytete. Disa etapa ditë pas dite ka ndjekur ekipi i artistëve që janë pjesë e eventit më masiv të kësaj vere.

Pas përmbylljes në Fier, Maratona ka udhëtuar drejt Devollit. Ka qenë qendra e zonës, qyteti i Bilishtit, që në një lloj menyre ka përuruar shëtitoren e re me koncertin e Maratonës.

Nuk ka munguar surpriza e artistëve, një këngë e re dedikuar banorëve të Devollit nga kantautori Gjergj Leka. Pas përshëndetjes se kryetarit të Bashkisë z. Bledjon Nallbati, koncerti ka vazhduar deri pas mesnate me një skaletë prej më shumë se 3 orë muzikë.

Të nesërmen stafi ka lëvizur përsëri drejt Myzeqesë. Viti 2016 shënoi premierën e parë të Maratonës në qytetin e Vaçe Zelës.

Një publik artdashës e që gjeneron talente në muzikë, ka pritur me shumë entuziazëm për të dytën herë artistët e këtij viti pas ftesës se kryetarit të Bashkise z.Fatos Tushe.

Veçanërisht një publik ku kanë spikatur te rinjtë, duke duartrokitur hitet e reja dhe kërcyer me ritmet popullore të jugut deri pas mesnate.

Sapo ka përfunduar Maratona 9 në Lushnje, mjetet dhe skena është spostuar disa kilometra drejt Adriatikut, pikërisht në qytetin e Divjakës.

Edhe në këtë peisazh myzeqar, nuk kanë munguar emrat më të suksesshëm të muzikës me hitet e tyre, nga Ylli Baka, Bujar Qamili, Rovena Ibrahimi, Silva Gunbardhi e Ali Pasha.

Nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë z.Fredi Kokoneshi, koncerti është zhvilluar në skenografinë e pedonales së re të Divjakës dhe në kolonën zanore të duartrokitjeve të nxehta të banorëve të qytetit. TV KLAN