Fikret Shatri nuk heziton ta përshkruajë veten si “të çmendur” për rekordet e tij në maratonat e vrapimit. Siç tregon në “Shije Shtëpie” në Tv Klan,  vrapi për të është një stil jetese, të cilit i ka dedikuar edhe aktivitete të posaçme.

Një maratonë sfiduese që ka përshkuar ka qenë 250 kilometra nga Prishtina në Tiranë për 43 orë. Rekord aspak i lehtë, pasi Shatri kujton se për shkak të dehidratimit humbi ndjenjat dhe ky ishte i vetmi pushim që ka bërë.

Fikret Shatri: Në Milot, vetëm kur më kanë zgjuar, kam fjetur 3 orë sepse kam humbur ndjenjat. Kam gabuar gjatë rrugës te qyteti i Suharekës, më ka filluar një diarre e tmerrshme deri te tuneli i Kalimashit.

Agida Koçi: Po nuk menduat ta ndërprisnit në këto momente duke qenë se keni pasur një problem shëndetësor?

Fikret Shatri: Stafi përcjellës kanë menduar, por kanë pasur frikë të ma thonë se e kanë ditur që unë nuk do të ndaloj. Misionin kur ia vë vetes duhet ta mbërrish qëllimin./tvklan.al