Mbrojtësi u transferua për 65 milionë euro

Chelsea ka kryer një tjetër transferim të kushtueshëm. Spanjolli Marc Cucurrela kaloi nga Brighton te Blutë e Londrës për 65 milionë euro, duke e kthyer në një nga lëvizjet më të shtrenjta të verës.

Një shumë për futbollistin që sezonin e kaluar u ble nga Getafe për 18 milionë. Mbrojtësi 24-vjeçar është formuar tek Akademia e Barcelona. Marc Cucurrela firmosi nëj kontratë deri në 30 Qershor të 2028.

Te Chelsea deri më tani kanë afruar edhe dy lojtarë me përvojë si Raheem Sterling e Kalidou Koulibaly, respektivisht për 56 dhe 38 milionë euro. Pjesë e ekipit londinez është edhe Armando Broja, i cili u kthye nga huazimi te Southampton dhe klubi nuk po pranon asnjë ofertë në drejtim të tij. 

Tv Klan