Gazeta spanjolle shkruan se do të fitoje garën me polakun Lewandowski

Lionel Messi pritet të jetë fituesi i Topit të Artë për vitin 2021. Gazeta spanjolle Marca shkruan se argjentinasi është favorit për të marrë për herë të shtatë këtë trofe sot në Paris.

Sipas sportives madrilene Lionel Messi triumfoi në garën me Robert Lewandowski. Gjatë këtij viti Messi mori për herë të parë Kupën e Amerikës me Argjentinën, ndërsa Lewandowski dështoi në Europian me paraqitjen e dobët të Polonisë. I treti sipas Marca është Karim Benzema.

Sulmuesi polak i Bayern Munchen do të kishte marrë të vlerësim vitin e kaluar, por organizatorët e çmimit vendosën ta anulonin për shkak të pandemisë që ndali edhe futbollin për një kohë. Pritet të shikohet nëse parashikimi nga Spanja do të jetë i sakti.

Tv Klan