I pari italian që shpallet kampion olimpik

Lamont Marcell Jacobs është kampioni i ri olimpik në garën e 100 metrave. Atleti italian kaloi finishin me kohën 9 sekonda e 80 të qintat, rekordi i ri Europian që rezistonte prej vitit 2004.

Një garë e bukur e 26-vjeçarit i cili është me nënë italiane dhe baba amerikan. Marcell Jacobs la pas amerikanin Fred Kerley dhe kanadezin Andre De Grasse.

Ky i fundit përsëriti suksesin e Rio 2016, duke marrë bronzin. Kjo është hera e parë që një italian fiton garën e 100 metrave, më e shpejta në atletikë. Kësaj olimpiade i mungoi rekordmeni botëror Usain Bolt, fitues 3 herë radhazi i medaljes së artë në Lojërat Olimpike.

Xhamajkani u tërhoq nga garat në 2017.

Tv Klan