Fillon riorganizimi në strukturën drejtuese të kompanisë
Marco Bizzarri, shefi ekzekutiv i Gucci që nga viti 2015, do të largohet nga kompania më e madhe e modës në Itali.
Jean-François Palus, aktualisht drejtor menaxhues i Kering Group, është emëruar president dhe shef ekzekutiv i Gucci për një periudhë kalimtare.
Kering është një kompani me qendër në Francë që zotëron markat si “Gucci”, “Balenciaga”, “Bottega Veneta” dhe “Alexander McQueen”.
Kompania mori një goditje më të rëndë gjatë pandemisë në krahasim me kompanitë e tjera që operojnë në treg.
Edhe në tremujorin e fundit shitjet e Guccit ishin shumë më pak në krahasim me rivalët si Louis Vuitton dhe Hermes.
Pas largimit të Marco Bizarrit ka nisur një riorganizim tek struktura drejtuese në mënyrë që kompania të jetë para markave të tjera luksoze.
Klan News