Heineken, sponsor zyrtar i Uefa Champions League, solli në një event special kampionin e botës Marco Materazzi. Në një takim me miq të futbollit dhe gazetare Materazzi ka këshilluar futbollistët e kombëtares që luajnë në Europë që të kontribuojnë sa më shumë në mënyrë që të përfitojnë edhe lojtarët e Superligës.

“Kombëtarja Shqiptare ka humbur dy vitet e fundit disi nga shkëlqimi që pati pas pjesëmarrjes në një kompeticion mjaft të rëndësishëm. Por Shqipëria ka lojtarë shumë të mirë. Një pjesë e tyre luajnë në Itali. Ata duhet të japin kontributin e tyre në përfaqësuese që edhe lojtarët që luajnë në Shqipëri të përfitojnë”.

Materazzi i pyetur mbi angazhimin e Edoardo Rejas me përfaqësuesen kuqezi, nuk nguron të japë mendimin e tij.

“Reja ka bërë mirë kudo ku ka shkuar. Është trajner i stilit të vjetër, por që përshtatet lehtë me modernen dhe është kompetent në atë çka bën”.

Në eventin e Heineken, kampioni i botës me Italinë në 2006, Marco Materazzi përzgjodhi 5 nga 25 fatlumët  që do të ndjekin live në 8 Maj ndeshjen gjysmefinale Ajax – Tottenham në Amsterdam Arena. Kjo nuk është hera e parë që Heineken organizon evente të tilla teksa ka sjellë çdo vit në Shqipëri kampionë të futbollit.

Tv Klan