Trajneri gjerman, Marco Rose, i cili për momentin është nën drjetimin e Borussia Mönchengladbach, nga sezoni i ardhshëm do të jetë trajneri i ri i Borussia Dortmund.

Rose mesa duket ka marrë një vendim për të ardhmen e tij dhe do të kalojë në drejtimin e Borussia Dortmund gjatë verës.

Këtë lajm e ka bërë publike skuadra e Mönchengladbach, në profilin e saj zyrtar në rrjetin social  “Twitter”. Pas shkarkimit të Lusie Favre, drejtimin e klubit verdhezi e mori asistenti i teknikut zviceran, Edin Terziç.

Aktualisht Dortmundi nuk po kalon një sezon të kënaqshëm, pasi renditet pas 21 javësh në vendin e 6 të klasifikimit, duke parë se si sfumohet ëndrra për titull kampion

Detyra e Marco Rose në sezonin e tij të parë do të jetë, të nxjerrë më të mirën nga një skuadër e talentuar si Borussia Dortmund dhe pa dyshim  t’i ndihmojë ata të bëhen edhe një herë pretendentë për titull.

Klan News