29-vjeçarja ka luajtur në 19 filma për 5 vjet

Vetëm 29 vjeç, por mbi supe ka një karrierë kinematografike prej veteraneje. Margot Robbie është aktorja më aktive e Hollivudit. Në pesë vitet e fundit ka marrë pjesë në 19 filma, protagoniste dhe joprotagoniste.

Rolet më të rëndësishme janë në filmat “Once Upon a Time a Hollywood”, “Bombshell”, “Mary Queen of Scots” dhe “Tonya”, në të cilët ka marrë edhe nominime për Oscar, Golden Globe dhe BAFTA Awards. Por për publikun botëror ajo u bë e njohur në 2013 me rolin e saj në filmin e Martin Scorsese “The Wolf of Wall Street.

E bukur, e talentuar dhe vullkanike, Robbie qëndron në krye të klasifikimit të aktorëve që punojnë më shumë, pasuar nga Nicole Kidman dhe Natalie Portman.

Tv Klan