Historia e dashurisë me producentin është mbajtur e fshehtë nga çifti prej vitesh

Margot Robbie është një ndër aktoret më të famshme të Hollywood. Shumë pak dinë rreth jetës së saj private. Është nominuar dy herë për Oscar dhe ka role të rëndësishme si aktore dhe producente në disa filma. Publiku ka qenë gjithnjë i interesuar se cili është ai i cili i ka rrëmbyer zemrën aktores.

 Bashkëshorti i saj është Tom Ackerley me të cilin Margot është martuar që në vitin 2016. Ai dhe Margot janë bashkë-themelues të kompanisë së prodhimit, Lucky Chap. Disa prej filmave që janë prodhuar prej tyre janë “I”, “Termina”, “Tonya”, “Promising Young Woman” etj.

Dikur studentë të cilët ndanin dhomën në kolegj së bashku, tani ata janë më të lumtur se kurrë me njëri-tjetrin. Industria e filmit është ajo që fillimisht bëri bashkë Ackerley dhe Robbie. 

Në një intervistë me Australian Daily, ajo konfirmoi se ata u takuan ndërsa punonin në filmin 2014 Suite Francaise. Ceremonia e dasmës u zhvillua në  një plazh në Australi në mënyrë private.

Në publik, dyshja rrallë paraqitet së bashku dhe kjo është ndoshta arsyeja që shumë njerëz nuk e dinë për ta.

Klan News