Margot Robbie po bën një pushim nga rrjetet sociale.

Ylli i “Suicide Squad” lajmëroi se po tërhiqet nga platformat sociale me anë të një postimi në Instagram.

Në postimin e saj ajo etiketoi kompaninë e produksioneve filmike, “Lucky Chap Entertainment”, e cila është po e njëjta që ka realizuar filmin ku Robbie ka qenë protagoniste “Birds of Prey”.

“Po largohem nga rrjetet për disa kohë-nëse doni të dini seç’po bëjmë, hyni në faqen e “Lucky Chap Entertainment”, përndryshe pafshim për tani”, shkroi ajo në foton e bërë gjatë festës së lançimit të filmit “Promising Young Woman”, që sërish është prodhuar nga e njëjta kompani.

Aktorja nuk dha asnjë arsye për largimin e saj, edhe pse shpesh ajo zhduket për muaj të tërë duke mos postuar asgjë./tvklan.al