Kukulla Barbi do të vijë në një film. Do të jetë pikërisht aktorja Margot Robbie e cila do të luajë rolin e kukullës më të famshme.

Kjo e fundit mendohet të jetë dhe producente e projektit përmes kompanisë së saj, Lucky Chap. Robbie, e cila u nominua për Oscar në vitin e kaluar për filmin “I Tonya”, do të shfaqet në filmin e radhës “Mary Queen of Scots”.

Ndërkohë, është duke punuar në projektin e Sonyt, “Once Upon a Time in Hollywood”.

Klan Plus