Aktorja thotë se e mësoi termin kur luajti për rolin e saj në  filmin Bombshell

Margot Robbie pranoi se ajo nuk e dinte saktësisht se çfarë do të thoshte termi  ngacmim seksual derisa ajo luajti në filmin e vitit 2019, Bombshell.

Aktorja me famë ndërkombëtare, gjatë eventit ‘Life in Pictures’ foli për rolin e saj në këtë film, i cili paraqet historitë e grave të cilat u ngacmuan seksualisht nga drejtori ekzekutiv i rrjetit televiziv  Fox News, Roger Ailes.

“Kam kuptuar se unë, si një person me një pozitë të fortë  në industrinë e kinematografisë dhe e pavarur  nuk e dija përkufizimin e ngacmimit seksual dhe kjo është tronditëse”, tha ajo .

Gjithmonë kam menduar se kërkohet kontakt fizik që të konsiderohet ngacmim sekual”-ka shpjeguar më tej ajo.

Aktorja, e cila ndodhet në Londër me rastin e filmit të ardhshëm ” Babylon ” në të cilin ajo luan, tha ndër të tjera se ishte e frikshme që ajo dinte kaq pak për këtë temë. Margot pranoi se ajo nënshkroi kontratën për të marrë pjesë  në film për të kuptuar më shumë rreth kësaj çështje.

Lidhur me rolet e saj, aktorja është shprehur më herët se preferon role që e zhvillojnë dhe e sfidojnë atë, qoftë edhe fizikisht.

Klan News