“Maria Kraja 2016” me një prezantuese të re


“Maria Kraja 2016” me një prezantuese të re

16:08 29/10/2016

Edicioni i 16 -të i festivalit ndërkombëtar operistik “Maria Kraja” do të ketë një prezantuese të re, e cila këtë vit zëvendëson moderatoren dhe ideatoren e tij prej 16 vitesh, Zana Çela. Ajo është Enkeleda Kamani, fituesja e edicionit të vitit të kaluar.

Kjo e fundit ka prezantuar gjithashtu dhe konkurentët e përzgjedhur për këtë vit, duke vlerësuar cilësitë e tyre vokale, por dhe karrierat e tyre ndërkombëtare.

Një tjetër risi e këtij viti është dhe mundësia që konkurentëve më të spikatur i ofrohet nga Teatri Kombëtar i Operas dhe baletit.

Një vlerë e shtuar për edicionin e 16 -të është dhe kurimi i imazhit të tij, që për të dytin vit radhazi i është besuar stilistet Enada At’Nikolla. Festivali “Maria Kraja”, vjen për publikun më 4 dhe 5 Nëntor në TKOB, në orën 19:00.

Tv Klan




Të ngjashme