marie krajaaa

Festivali ndërkombëtar “Maria Kraja” mbylli mbrëmë edicionin e tij të 15 duke shënuar një tjetër sukses. Ky superproduksion solli përgjatë dy netëve madhësinë e muzikës më të mirë botërore.

Në natën finale, nën moderimin e producentes Zana Çela, 8 këngëtarë finalistë për garën e arieve u ngjitën në skenë duke dhuruar një mbrëmje magjike për të gjithë të pranishmit që kishin mbushur sallën e TKOB.

Juria ndërkombëtare e përbërë këtë vit, nga personalitet më të njohura operistike botërore,  e kryesuar nga z. Stephen Langridge, drejtor i Operas së Godeborgut – Suedi, shpalli fituese të edicionit të 15 – të “Marie Kraja” këngëtaren e talentuar nga Shqipëria, 24 – vjeçaren, Enkeleda Kamani.

Në vendin e dytë u rendit Elisabeth Bailey, soprano nga Anglia. Ndërsa çmimi i tretë shkoi  për dy konkurentë, Anna Stylianaki nga Greqia dhe Federica Vitali, Itali. Ndërkohë për garën e këngës, çmimin e së cilës e zgjedh orkestra e TKOB, fitues doli tenori spanjoll Hector Grasia.

Në dy netë Festivali, solli në Tiranë jo vetëm, ariet margaritare dhe këngët më famshme të repertorit botëror, por dhe yjet e rinj të skenës operistike. Për dy netë, edicioni i 15 i këtij festivali bëri publikun shqiptar të shijonte magjinë e muzikës më te mirë botërore duke mbushur përplot, sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Tv Klan