Fenomeni përsëritet çdo vit. Sapo nis Dhjetori dhe bashkë me të atmosfera festive, kënga e Mariah Carey “All I want for Christmas is you” hyn në klasifikimin e këngëve më të dëgjuara.

Publikuar në 1994, kënga jo vetëm që është më e preferuara në këtë periudhë të vitit, por konsiderohet edhe himn i kulturës popullore jo religjoze.

“All I want for Christmas is you” u dëgjua 11 milionë herë në Spotify në vigjiljen e Krishtlindjes së këtij viti. Kurse në 2017 kjo këngë i siguroi këngëtares Carey 60 milionë Dollarë, sipas The Economist.

Për të gjtha këto arsye, popstarja shpesh ka bërë bashkëpunime dhe ka rinovuar videoklipet për këngën e Krishtlindjes, dedikim ndaj dashurisë.

Tv Klan